Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymberin në 12-vjetorin e rënies.
Krasniqi tha se 12 vite më parë Enver Zymberi sakrifikoi jetën e tij në mbrojtje të integritetit.
“Me të drejtë, sot ai është Heroi i Kosovës së Pavarur, guximi dhe vepra e të cilit do kujtohet ndër breza – si shembull i atdhedashurisë dhe profesionalizmit. Enver Zymberi nuk ishte aksidentalisht polic. Për të, uniforma e policisë ishte vetëm mënyra e tij për t’i shërbyer Kosovës me nder e krenari – gjë të cilën e bëri deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai tha se sot në këtë Ditë Memoriale, kujtojmë jetën dhe veprën e heroit, Enver Zymberi dhe gjithë policëve të rënë në detyrë.
“Andaj, sot, në këtë Ditë Memoriale, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e Heroit tonë Enver Zymberi dhe të gjithë Policëve të Rënë në Detyrë. Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar shkrimin kreu i PDK-së./Arbresh.info/
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?