Kosova e vendos pakon e 11 të sanksioneve ndaj Rusisë e Bjellorusisë

11:36 | 26 Korrik 2023
A Z

Kosova i është bashkuar sërish shteteve të perëndimit për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë prej kur ka filluar lufta në Ukrainë.

Kjo u bë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në kuadër të pikës “Shqyrtimi i propozim vendimit për ndryshimin e vendimit të qeverisë për zbatimin të vendimit të BE-së dhe ShBA-së për vendosje të sanksioneve ndaj federatës ruse dhe të Bjellorusisë”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar miratimin e këtyre masave në kuadër të pakos së 11.

“Kështu u zbatuan masa të reja kufizuese ndaj Rusisë. Pako e rënë dakord përfshin këto masa: Forcimin e bashkëpunimit dy palësh dhe shumë palësh me vendet e treta për të penguar anashkalimin e sanksioneve”.

“Ndalimin e tranzitit të mallrave përmes Rusisë, shtrëngimin e kufizimeve të eksportit, vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj 71 individëve dhe 33 subjekteve, dhe Grupit Wagner”, ka thënë Gërvalla.

Kabineti qeveritar votoi pro kësaj pike.

Të ngjashme