Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Armend Mehaj, ka përkujtuar në pesëvjetorin e vdekjes së tij intelektualin Adem Demaçi.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se përtej shkrimeve e ideve atdhetare këmbëngulësia në luftë kundër regjimit serb, në mbrojtje të së drejtës, barazisë, për liri e pavarësi janë shëmbëlltyrë e një figure stoike që angazhimin e tij politik e shihte si mjet e domosdoshmëri për t’i shërbyer kauzës kombëtare, njerëzore, përtej vetes për popullin, pavarësisht pasojave dhe vuajteve personale.
“Sot teksa shënohet përvjetori i vdekjes së Adem Demaçit, është e pamundur të mos kujtojmë figurën e tij të një personaliteti të papërsëritshëm, kontributi i të cilit tejkalon suazat e letërsisë. Përtej shkrimeve e ideve atdhetare këmbëngulësia në luftë kundër regjimit serb, në mbrojtje të së drejtës, barazisë, për liri e pavarësi janë shëmbëlltyrë e një figure stoike që angazhimin e tij politik e shihte si mjet e domosdoshmëri për t’i shërbyer kauzës kombëtare, njerëzore, përtej vetes për popullin, pavarësisht pasojave dhe vuajteve personale”, ka shkruar tutje Mehaj, raporton Arbresh.info.
Mehaj ka thënë tutje se 28 vitet e qëndrimit të Adem Demaçit në burg në asnjë formë nuk arritën ta ndalnin mendimin e tij kritik, dhe as rrugëtimin e tij që do mbetet gjithmonë shembull ndër breza.
Siç thotë Mehaj, “Mandela i Ballkanit”, e dëshmoi ndërkombëtarisht padrejtësinë që po u bëhej shqiptarëve dhe ishte prijësi dhe më largpamësi në popull i cili kuptoi se vetëm liria e fituar me luftë nuk mund të tjetërsohet dhe se nënshtrimi asnjëherë nuk duhet të jetë opsion”.
Mehaj gjithashtu shtoi se Adem Demaçi është themeli i shtetit tonë të pavarur, emblema politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, intelektuali që pavarësisht mosprezencës fizike është përkujtuesi i përjetshëm i destinacionit final, të ardhmes tonë si shtet e komb.
“Baca Adem është themeli i shtetit tonë të pavarur, emblema politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, intelektuali që pavarësisht mosprezencës fizike është përkujtuesi i përjetshëm i destinacionit final, të ardhmes tonë si shtet e komb”, shkruan Mehaj në Facebook./Arbresh.info
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga