Parashikimi i motit në Shqipëri

08:29 | 26 Korrik 2023
E.K

Dita e mërkurë do të sjellë tërheqje të kësaj si edhe freskim të menjëhershëm të motit. Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat malore veriore dhe verilindore.

Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë, por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 36°C.

Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme