Sot do të mbahen mbledhjet e këtyre Komisioneve të Kuvendit.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë takim me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, zëvendësuesin e sekretatit të Ministrisë për Financa, Punë dhe Transfere dhe me OJQ-të e autorizuara (dhe ato të paautorizuara), të cilat ofrojnë shërbime për kategorinë e viktimave të dhunës seksuale të luftës.
Në këtë mbledhje temë diskutimi është çështjet aktuale dhe sfidat qё ndërlidhen me aplikimin dhe vlerёsimin e rasteve tё kategorisё sё viktimave tё dhunёs seksuale tё luftёs.
Kurse Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, bën shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-205 pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjinpër parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin e Këshilllit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”, shqyrtimi i Raportit vjetor i Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022, shqyrtimi i Raportit vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2022, shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022, shqyrtimi i Raporti vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Raporti vjetor Financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2022.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, bën shqyrtimin e raportit me rekomandime lidhur me Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...