Çeku: Sot na la gazetari, dramaturgu e profesori, Haqif Mulliqi

23:44 | 25 Korrik 2023
E.H

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harulla Çeku, e ka shkruar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së gazetarit dhe dramaturgut, Haqif Mulliqi.

Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka thënë se Mulliqi pas vetes la krijimtari plot vlera në të gjitha sferat e tij të angazhimit.

“Sot na la gazetari, dramaturgu e profesori, Haqif Mulliqi. Një njeri i veçantë që me punën e tij ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë. Pas vetes la krijimtari plot vlera në të gjitha sferat e tij të angazhimit. Në dramaturgji me vepra që do të mbesin gjithmonë në trashëgiminë tonë, në gazetari si publicist e raportues gjatë luftës në Kosovë e po ashtu në sferën akademike, me angazhimin e tij si profesor në Universitetin e Arteve dhe atë të Gazetarisë”, tha Çeku.

Çeku i ka shprehur ngushëllime familjes Mulliqi, komunitetit artistik dhe atij të gazetarëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme