Google ADS

Ballkani e nis me fitore Conference Leaguen

22:42 | 25 Korrik 2023
E.H

Ballkani ka fituar ndeshjen e parë në Conference League, duke e mposhtur Larne.

Përballja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 3:0.

Edvin Kuc ishte paraparë të luante nga minuta e parë, por atë e zëvendësoi Almir Kryeziu.

Në minutën e pestë, Ballkani ishte shumë afër golit, por portieri i mysafirëve nuk lejoi shënim.

Ballkani rrezikoi disa herë në pjesën e parë, duke përfshirë edhe dy goditje të shpejta në minutën e 20-të, të cilat nuk përfunduan në kuadratin e portës.

Pas rasteve të shumta, skuadra nga Suhareka e gjeti epërsinë me anë të Albion Rrahmanit, i cili nuk gaboi nga pika e bardh.

Edhe goli i dytë nuk vonoi. Kryeziu pas një depërtimi shënoi për 2:0.

Në pjesën e dytë, Korenica pati rastin e parë, por goditja e tij u ndal nga Ferguson.

Megjithatë Ballkani nuk u ndal dhe në minutën e 67-të shënoi edhe golin e tretë.

Nazim Gripshi e vulosi dilemën e fituesit.

Rastin më të mirë për Larne e pati Rayan, ku pas një gabimi në mbrojtje u gjend i vetëm me Enea Koliçin, i cili bëri një pritje fantastike.

Pasi u eliminua nga Ludogorets në Champions League, Kampioni i Kosovës do të kërkojë që për të dytin vit radhazi të luaj në fazën e grupeve në Conference League.

Ndeshja e dytë në kompeticonin e tretë të Evropës do të zhvillohet më tre gusht në Irlandë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme