Përfundon pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, Ballkani në epërsi

21:33 | 25 Korrik 2023
E.H

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në “Fadil Vokrri”.

Ballkani është duke udhëhequr me rezultat 2:0 përballë Larnes.

Edvin Kuc ishte paraparë të luante nga minuta e parë, por atë e zëvendësoi Almir Kryeziu.

Në minutën e pestë Ballkani ishte shumë afër golit, por portieri i mysafirëve nuk lejoi shënim.

Ballkani rrezikoi disa herë në pjesën e parë, duke përfshirë edhe dy goditje të shpejta në minutën e 20-të, të cilat nuk përfunduan në kuadratin e portës.

Pas rasteve të shumta, skuadra nga Suhareka e gjeti epërsinë me anë të Albion Rrahmanit, i cili nuk gaboi nga pika e bardh.

Edhe goli i dytë nuk vonoi.

Kryeziu pas një depërtimi shënoi për 2:0.

Pasi u eliminua nga Ludogorets në Champions League, Kampioni i Kosovës do të kërkojë që për të dytin vit radhazi të luaj në fazën e grupeve në Conference League.

Ndeshja e dytë në kompeticonin e tretë të Evropës do të zhvillohet më tre gusht në Irlandë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme