Dy pilotë grekë humbën jetën të martën, kur avioni i tyre zjarrfikës u rrëzua gjatë shuarjes së zjarreve.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu shqetësimet për ditët sfiduese në vazhdim, pasi zjarret vazhduan të shkatërronin shtëpi dhe e bënë të nevojshëm evakuimin e turistëve nga ishulli i Rodosit.
Avioni, i tipit Canadair CL-215, u rrëzua në ishullin Evia, në lindje të Athinës, ku humbën jetën kapiteni 34-vjeçar dhe bashkë-piloti 27-vjeçar. Këto janë viktimat e para të raportuara nga zjarret në Greqi.
Transmetuesi shtetëror ERT tregoi pamjet e avionit duke hedhur ujë për të shuar zjarrin përpara se të përplasej në një kodër dhe të shpërthejë në flakë.
Zjarrfikësit, së bashku me ndihmë nga Turqia dhe Sllovakia, po luftonin me zjarret që kanë shpërthyer në ishullin Rodos që nga e mërkura.
Flakët u ringjallën për shkak të nxehtësisë dhe erës.
Kryeministri Mitsotakis tha të martën se ditët e ardhshme do të jenë të vështira, me kushtet që mund të përmirësohen tek pas të enjtes.
“Të gjithë ne jemi në gatishmëri të lartë” tha ai.
“Përballë asaj që po përballet i gjithë planeti, veçanërisht Mesdheu, i cili është një pikë e nxehtë e ndryshimeve klimatike, nuk ekziston asnjë mekanizëm mbrojtës magjik, nëse do të kishte ne do ta kishim zbatuar atë”, shtoi kryeministri grek.
Një vlerësim shkencor i publikuar të martën theksoi rolin e rëndësishëm të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu në valët ekstreme të të nxehtit të fundit të përjetuara në Amerikën e Veriut, Evropën Jugore dhe Kinën këtë muaj.
Në Greqi, një prokuror në Rodos nisi një hetim për shkaqet e zjarreve dhe gatishmërinë dhe reagimin e autoriteteve, tha transmetuesi shtetëror ERT. Ai tha se rreth 10% e sipërfaqes së tokës së ishullit ishte djegur.
Greqia ka shënuar temperatura shumë të larta javëve të fundit dhe ato pritet të mbeten të tilla së paku deri të mërkurën, duke i tejkaluar 44 gradë Celsius në disa zona.
Rreth 20.000 njerëz u larguan nga shtëpitë dhe hotelet në Rodos, ditëve të fundit, pasi zjarret që nisën një javë më parë, u përhapën dhe arritën vendpushimet bregdetare në juglindje të ishullit.
Turizmi përbën 18% të prodhimit të Greqisë dhe një në pesë vende pune. Në Rodos dhe shumë ishuj të tjerë grekë, varësia nga turizmi është edhe më e madhe./rel
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK