Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar sot me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimorë, Manuel Sarrazin.
Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, shkruan Arbresh.info.
Takimi i Kurtit me Sarrazin ishte planifikuar të mbahet në orë 21:30, por kryeministria njoftoi se ka pasur ndryshim të agjendës.
“Ju njoftojmë se për shkak të ndryshimeve në agjendë, takimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i paralajmëruar të mbahej sonte në orën 21:30, tashmë është mbajtur dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes”, thuhet në njoftim.
Ndërsa nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë dhënë ende ndonjë detaj se për çfarë kanë diskutuar./Arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...