Komuna e Prishtinës shënon rritje për 63% në regjistrim të pronës së paluajtshme

18:39 | 25 Korrik 2023
E.H

Komuna e Prishtinës ka shënuar rritje prej 63% të regjistrimit të pronës së paluajtshme në krahasim me një vit më parë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell Arbresh.info.

Rama theksoi se rritje vjen si rezultat i vendimit për pezullim të taksës në transaksion të pronës.

“63% më shumë aplikime për regjistrim të pronës së paluajtshme në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si rezultat i vendimit për pezullimin e taksës në transaksion të pronës e cila ishte 150 euro”, ka shkruar Rama.

“Në gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar, 2521 persona kanë aplikuar për regjistrim të pronës së paluajtshme, ndërsa në gjashtë mujorin e këtij viti kanë aplikuar 4120 persona për të regjistruar pronën e paluajtshme”, tha në fund Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme