Google ADS

14 aksidente brenda 24 orëve në rajonin e Ferizajit

15:58 | 25 Korrik 2023
E.G

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë raportuar 14 aksidente ku pesë prej tyre kanë qenë me lëndime ndërsa nëntë me dëme materiale.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj ditë janë shqiptuar 145 gjoba kundërvajtëse, janë hequr 4 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, shkruan Arbresh.info.

“Disa nga llojet e kundërvajtjeve : Tejkalim i shpejtësisë, 56 gjoba , Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 23 gjoba, Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 13 gjoba, Parking i parregullt, 12 gjoba, Drejtimi i mjetit pa patent shofer , 3 gjoba, Tejkalim në vijë të plortë, 1 gjobë, Të tjera , 37 gjoba “, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme