Google ADS

BE nuk e komenton deklaratën e Bislimit, pret shpalljen e zgjedhjeve

14:48 | 25 Korrik 2023
E.G

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të hënën në një takim me gazetarë në Prishtinë ka deklaruar se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Këto deklarime të Bislimit në një përgjigje elektronike zëdhënës të Bashkimit Evropian nuk kanë dashur t’i komentojnë, porse kanë thënë se presin që palët t’i zbatojnë kërkesat e BE-së.

“Ne nuk i komentojmë deklaratat. Ne, megjithatë, shfrytëzojmë rastin të ritheksojmë se BE-ja pret që palët t’i zbatojnë kërkesat e BE-së siç janë përshkruar në deklaratën e BE-së më 3 qershor 2023. Kjo përcakton qartë se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të organizohen në një mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse në të katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Serbët e Kosovës pritet të marrin pjesë në këto zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e BE-së për RTK-në.

Kronikën e zgjeruar lidhur me këtë çështje do të mund ta ndiqni sonte në Lajmet e orës 19:30 nga gazetari Visar Shatrolli.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme