Shefi i BE-së pret në takim Abdixhikun, diskutojnë për ngjarjet e fundit në Kuvend dhe situatën në veri

12:41 | 25 Korrik 2023
E.G

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Në këtë takim është diskutuar për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës si dhe situatën në veri, bën të ditur Szunyog, shkruan Arbresh.info.

”Sot në mëngjes me z.Lumir Abdixhiku të LDK-së. Kemi shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit politike, ngjarjet e fundit në Kuvend dhe situatën në veri. Për të adresuar sfidat aktuale nevojitet angazhim konstruktiv dhe konsensus politik nga të gjithë.”, ka shkruar ambasadori në Twitter./Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme