Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të fushatës “Festo me zemër, jo me armë” ka mbajtur sot një aktivitet me mërgimtarët.
Ani pse erdhën nga një rrugë shumë e gjatë ata nuk hezituan të ndalen për të mësuar më shumë rreth fushatës.
Koordinatori Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, njëherit zv.ministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, tha se kjo fushatë ka për qëllim në vetëdijesimin e qytetarë.
“Jemi këtu sot për të përçuar porosinë për parandalimin e të shtënave festive, qëllimi ynë është të parandalohen këto të shtëna, se të shtënat janë vepër penale dhe dënohet me ligj”, deklaroi ai.
Tuje ai tha gjatë këtyre dy muajve ka shumë ahengje familjare, dhe përmes mërgimtarëve mundohemi ta parandalojmë.
Kurse mërgimtarët u shprehën të gatshëm që të ndihmojnë në parandalimin e të shtënave me armë, duke shtuar se gjuajtja me armë i përket të së kaluarës.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë