Më shumë se 2,000 pushues kryesisht nga Britania, Gjermania dhe Italia, u larguan nga ishulli grek Rodos të hënën si pasojë e zjarreve të fuqishëm. Shumë të tjerë pritet të nisen këtë të martë.
Autoritetet e Mbrojtjes Civile thonë se situata vazhdon të jetë jashtë kontrollit për shkak të një vale të nxehti që ka përfshirë Greqinë, gjë që ka çuar në evakuimin më të madh të ndërmarrë ndonjëherë në vend.
Zjarret që kanë shpërthyer që nga e mërkura në Rodos detyruan 19,000 persona të largohen nga shtëpitë dhe hotelet gjatë fundjavës. Evakuime pati edhe në ishullin e Korfuzit, të prekur gjithashtu nga zjarret e fuqishëm.
Rodosi dhe Korfuzi janë ndër destinacionet kryesore të Greqisë për turistët kryesisht nga Britania dhe Gjermania. Sipas ministrit të Jashtëm britanik Andrew Mitchell në ishullin Rodos ndodhen rreth 10,000 britanikë.
“Për javët e ardhshme ne duhet të jemi në gatishmëri të vazhdueshme. Jemi në luftë. Do të rindërtojmë atë që humbëm e do të kompensojmë ata që u lënduan“, tha në parlament kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
“Kriza klimatike është tashmë këtu. Ajo do të shfaqet kudo në Mesdhe me fatkeqësi më të mëdha”, shtoi ai./tvklan
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend