Lëkundje tërmeti në Turqi, ku ishte epiqendra

08:22 | 25 Korrik 2023
E.K

Një tërmet me magnitudë 5.5 ka ndodhur këtë të martë në Turqi.

Mediat vendase shkruajnë se epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.5 ballë ka qenë në rrethin Kozan të Adanas.

Sipas Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti u përcaktua në një thellësi prej 11.27 kilometrash.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse ka të lënduar apo për një bilanc dëmesh material./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme