Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë

07:07 | 25 Korrik 2023
K.B

Për ditën e sotme në vendin tonë janë të paralajmëruara këto ngjarje.

08:00 – 16:00
Kuvendi i Kosovës vazhdon ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. (Kuvendi i Kosovës)

10:00

Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të fushatës “Festo me zemër, jo me armë” mban një aktivitet me mërgimtarë. Merr pjesë koordinatori Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, njëherit zv.ministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani. (Merdar, Podujevë)

10:00
Mbahet takimi i 232-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (KPK)

10:00
Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal raporton Komisioni i Pavarur për Medie. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

11:00
Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë organizon protestë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës, pasi do të shkatërronte mjedisin, ajrin, burimet e ujit, florën dhe faunën. (Në qendër të qytetit të Klinës)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut për vitin 2022 dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

11:30
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2022. E ftuar Vjosa Gradinaj-Mexhuani, kryetare e OShP-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e shqyrton Projektligjin për ndryshime klimatike. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

14:45
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe OSBE prezantojnë doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”. (Objekti i MAShTI)

15:00
Komiteti Paralimpik i Kosovës mban aktivitetin Licensimi i Para-sportistëve. Me këtë rast presidentja e Komitetit Paralimpik Njomza Emini dhe ambasadori i Francës Olivier Guerot do të ju dorëzojnë zyrtarisht kartelat e identifikimit të licensimit të tre të licensuarve. (Zyra e Komiteti Paralimpik. Rr. “Metush Krasniqi”, Arbëri)

19:00
Komuna e Vushtrrisë në kuadër të aktiviteteve për diasporën organizon ekspozitën me Safet Rexhën. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)

19:30
Komuna e Vushtrrisë, në kuadër të aktiviteteve për diasporën, organizon aktivitete sportive. (Bulevardi “Adem Jashari”, Vushtrri)

20:30
Kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministrja dhe ministre e Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të platformës dedikuar mërgatës ‘Shijo Kosovën’. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës)./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme