Forcat Ajrore iraniane kanë nisur një stërvitje të madhe pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan anije luftarake dhe forca shtesë në rajonin e Gjirit Persik.
Më shumë se 90 avionë dhe dronë luftarakë janë vendosur në Gjirin Persik dhe pjesë të tjera të Iranit që nga e diela si pjesë e manovrave, raporton media shtetërore iraniane.
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Abdolrahim Mousavi tha se stërvitja do të “mbronte pavarësinë, integritetin territorial dhe idealet e shenjta të revolucionit islamik”, dhe premtoi se do të mbronte interesat e kombit iranian.
Sipas agjencisë së lajmeve dpa, mes tjerash, Forcat Ajrore provuan sulme me dronë kamikazë dhe avionë luftarakë.
SHBA njoftoi javën e kaluar se do të dërgonte përforcime ushtarake në Gjirin Persik, të cilat sipas saj do të siguronin lirinë e lundrimit në këtë rajon.
SHBA akuzon marinën iraniane për pengimin e transportit civil në ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin fqinj të Omanit.
Ka pasur incidente të përsëritura me cisterna nafte në këtë zonë në të kaluarën.
Në veçanti, Ngushtica e Hormuzit, një ngushticë afërsisht 55 kilometra e gjerë midis Iranit dhe Omanit, konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar për eksportet globale të naftës.
Muajin e kaluar, shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dhjetëra personave dhe entiteteve në Iran, Kinë dhe Hong Kong, duke i akuzuar për një rrjet që mbështet programin ushtarak dhe të raketave të Iranit, teksa Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Teheranit./REL/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend