Ballkani të martën do të përballet me Larne në kudër të kualifikimeve për Conference League.
Para ndeshjes konferencë për media ka mbajtur trajneri i Ballkanti, Ilir Daja.
Daja theksoi se
“Kemi një ekip që nuk e njohim mirë, por jemi munduar të përgatitemi sa më shumë. Në këtë fazë nuk ka ndeshje të lehta apo vështira. Duhet të japi maksimumin dhe të mos gabojmë në dy ndeshje. Do të jetë ndeshje e vështirë. Ne do të luajmë ndeshjen tonë. Nuk jemi duke u fokusuar te raundi i radhës, jemi plotësisht të fokusuar te ndeshje e nesërme. Kundërshtari në dukje nuk është shumë i vështirë, por do na shkaktoj shumë probleme”, tha ai.
Ai foli edhe për eliminimin nga Champions League.
“Në Champions Legaue jemi eliminuar me golaverzh. Kemi fituar një ndeshje e humbëm një. Po ashtu patëm disa lojtar që nuk ishin 100 për qind. Humbja kundër Ludogorets besoj që nuk do të na ndikoj shumë”.
Pasi u eliminua nga Ludogorets në Champions League, Kampioni i Kosovës do të kërkojë që për të dytin vit radhazi të luaj në fazën e grupeve në Conference League.
Ballkani me fillim në orën 20:45, e zhvillon ndeshjen e parë ndaj FC Larne, kampion i Irlandës së Veriut./arbresh.info/
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë