Komanda e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e udhëhequr nga SHBA-ja, tha të hënën se ka filluar bisedimet me Korenë e Veriut në lidhje me ushtarin amerikan që kaloi kufirin javën e kaluar.
Andrew Harrison, një gjeneral britanik që është zëvendës komandant në Komandën e OKB-së, nuk pranoi të thoshte se kur filloi biseda, sa shkëmbime janë bërë dhe nëse koreano-veriorët janë përgjigjur në mënyrë konstruktive, duke nënvizuar ndjeshmërinë e diskutimeve.
Ai gjithashtu nuk pranoi të japë detaje se çfarë di komanda për gjendjën e Travis Kingut.
“Askush prej nesh nuk e di se ku do të përfundojë kjo”, tha Harrison gjatë një konference për shtyp në Seul.
“Unë jam optimist në jetë, dhe mbetem optimist. Por përsëri, do ta lë me kaq”, shtoi ai.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse komentet e Harrison i referoheshin përparimit në komunikim, pasi komanda tha në një deklaratë javën e kaluar se po “punonte” me homologët e saj koreano-veriorë.
Komanda e OKB-së, e cila u krijua për të luftuar Luftën Koreane, ka mbetur në Korenë e Jugut për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit të vitit 1953 që ndaloi luftimet.
Kontakti ndodhi përmes “mekanizmave” të krijuar nën armëpushimin, tha Harrison.
Kjo mund t’i referohet të ashtuquajturit “telefon rozë”, një linjë telefonike midis komandës dhe Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut në fshatin kufitar, ku kaloi King.
Koretë janë ende teknikisht në luftë pasi një traktat paqeje nuk u nënshkrua kurrë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat luftuan përkrah koreano-jugorëve dhe aleatëve të tjerë gjatë luftës, nuk vendosën kurrë marrëdhënie diplomatike me Veriun, por kjo linjë telefonike është një mënyrë e zakonshme që ata komunikojnë.
Koreja e Veriut ka qëndruar publikisht në heshtje për Kingun, i cili kaloi kufirin gjatë një turneu privat.
Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësim për mirëqenien e tij dhe kanë thënë më parë se Koreja e Veriut ka injoruar kërkesat për informacion rreth tij.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë zgjeruar stërvitjet e tyre të kombinuara ushtarake kohëve të fundit dhe kanë shtuar dislokimet rajonale të avionëve dhe anijeve amerikane, duke përfshirë bombardues, aeroplanmbajtës dhe nëndetëse në një shfaqje force kundër Koresë së Veriut, e cila ka testuar rreth 100 raketa që nga fillimi i vitit 2022.c
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend