Google ADS

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grøndahl

15:19 | 24 Korrik 2023
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Të dy falënderuan ambasadorin Grøndahl për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve, si dhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në këtë drejtim, duke i uruar atij suksese në angazhimet dhe përgjegjësitë e radhës.

Krahas takimit në zyrën e tij të pritjeve, kryeministri, për nder të ambasadorit Grøndahl, shtroi edhe një mëngjes të përbashkët edhe me këshilltarët e angazhuar në Qeveri nëpërmjet mbështetjes së ambasadës norvegjeze.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë të tij për kontributin e shtetit norvegjez dhe ritheksoi se Norvegjia është dhe mbetet partnerja jonë e rëndësishme me të cilën ndajmë vlera, bindje dhe pikëpamje për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë./Arbresh.info/

 

Të ngjashme