Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se këto takime do të jenë të shpeshta për shkak të marrëveshjeve që kanë firmosur e që duhet të zbatohen.
Balla para mediave tha se arsyeja e këtij takimi është siguracioni që duhet të pajisen veturat përveç atyre me targa të Shqipërisë, raporton Arbresh.info.
“Është gjë e mirë që ka një shkëmbim shumë të madh mes dy anësh të kufirir, mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Arsyeja e këtij takimi ka qenë një krekës e imja gjatë javës së kaluar në kontakt me ministrin Sveçla të cilin mos u habisni do të takohemi shumë shpesh sepse kemi shumë marrëveshje të firmosura të cilat duhet te zbatohen, por konkretisht ka një numër të madh në rritje të mërgimtarëve dhe jo vetëm, nga Shqipëria ne Kosovë. Dhe të gjithë targat me përjashtim të targave të Shqipërisë do të duhet të pajisen me siguracion. Kjo merr një kohë të caktuar”, tha Balla.
Tutje, ministri shqiptar theksoi se siguracioni i veturave është propozuar të bëhet menjëherë sapo hynë në territorin e Kosovës.
“Propozimi ka qenë që të bëhet në një kohë te caktuar sapo të hyjnë të territorin e Republikës së Kosovës ose brenda një distance të caktuar. Në shumë vende ka një distancë brenda 50 km 100 km ke kohën ose ke mundësin për tu pajisur me siguracion”, tha në fund Balla./Arbresh.info/
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë