Kuvendi i Kosovës sot ka hapur dyert për të gjithë bashkatdhetarët të cilët janë të interesuar të vizitojnë institucionin më të lartë në vend.
Dyert e Kuvendit do të jenë të hapur për mërgimtarët sot dhe nesër si pjesë e aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, raporton Arbresh.info.
Për arbresh.info bashkatdhetarët që kishin ardhur për ta vizituar Kuvendin dhe për të takuar deputetët thonë se nuk është hera e parë që vizitojnë këtë institucion.
Ata tregojnë edhe arsyen pse kanë zgjedhur të vijnë këtu.
Njëri vjen nga Zvicra dhe tjetri nga Gjermania.
Një mërgimtar që është lindur e rritur në Gjermani tregon se sa shumë e merr malli për Kosovën.
Ai vendlindjen e prindërve të tij e viziton të paktën dy herë në vit.
Një tjetër bashkatdhetar që jeton në Zvicër tregon se e përcjell me vëmendje jo vetëm politiken në vend por edhe në Serbi e rajon.
Ai është ndarë shumë i kënaqur me qeveritarët dhe me punën e tyre.
Në anën tjetër, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, i cili kishte dalur për të pritur mërgimtarët, thotë se është kënaqësi ta bëjë këtë.
Dehari tha se kjo traditë do të vazhdojë edhe viteve në vazhdim.
Gjithashtu, ai arsyetoi numrin e vogël të mërgimtarëve që po vinë për vizitë në Kuvend.
Kjo, sipas tij, ndodh për shkak të kohës së hershme si dhe bëri të ditur që nesër do të hapët Kuvendi nga ora 13;00 për mërgimtarët.
Ndryshe, të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur sot dhe nesër nga ora 8:00 – 16:00./Arbresh.info/Ejona Hyseni /
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...