Shpërthim në portën e një banese në Shkodër

10:59 | 24 Korrik 2023
E.K

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në portën e një banese në Shkodër.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orën 03:45 minuta në portën e jashtme të banesës së Sokol Shpendit 52 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tomë Kola”, ku është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse para portës, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar vetëm është prishur një pjesë e jashtëm e portës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme