Futbolli që njihet më ketë emër në mbarë botën është më pak i popullarizuar në SHBA sesa ai që amerikanët e quajnë apo se sa sporti i basketbolli ose hokej mbi akull.
Megjithatë, vështirë se dikush nuk e di se Lionel Messi, shtatë herë fitues i Topit të Artë që ka fituar çdo titull në karrierën e tij, tani po vesh fanelën e Inter Miami, klub me bazë në Florida.
Dhe me golin e tij nga gjuajtja e lirë në kohën shtese kundër Cruz Azul, Messi dha një shije të parë të asaj që tifozët në MLS do të përjetojnë muajt e ardhshëm.
Tashmë të gjithë, jo vetëm tifozë të Inter Miami, dëshirojnë fanelën e tij. Siç raporton Sky Sport, tifozët e interesuar duhet të presin shumë javë përpara se një bluzë rozë me numrin 10 të bjerë në duart e tyre.
Në dyqanet zyrtare nuk do të ketë të tilla të paktën deri më 18 Tetor. Kjo pasi kërkesa është aq e madhe sa Adidas, sponsori i klubit, e ka të vështirë të prodhojë numrin që kërkon tregu në pak kohë.
Për rrjedhojë, shumë fanella të Messit nuk do të shihen në tribunat e stadiumeve deri në vjeshtë, ndërkohë që magjitë e tij në fushë do t’i shohin të gjithë.
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...