Google ADS

Veteranët e Kosovës fitojnë trofeun “Fadil Vokrri”

23:09 | 23 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Veteranët e Kombëtares së Kosovës e kanë fituar trofeun “Fadil Vokrri”, pasi në turneun tradicional për nder të ditëlindjes së Legjendës kanë shënuar fitore në përballje me veteranët e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, me rezultat 2:1.

Golat për Kosovën i shënuan Sheremet Isufi në pjesën e parë dhe Robert Gjeraj në pjesën e dytë.

Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Artim Shaqiri, në fund të ndeshjes.

Paraprakisht u zhvillua ndeshja ndërmjet veteranëve të KF Llapit dhe veteranëve të KF Prishtina, skuadra në të cilat ka luajtur Fadil Vokrri, ndeshje e cila u mbyll baras 3:3.

Për Llapin shënuan Berat Berisha, Rrahim Kaçanolli dhe Liridon Kukaj autogol, derisa për Prishtinën shënuan Debatik Curri, Liridon Kukaj dhe Liridon Leci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme