Google ADS

Energji solar, Kurti u bënë thirrje investitorëve që të marrin pjesë në ankand

12:18 | 23 Korrik 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje investitorëve të marrin pjesë në ankandin e parë të Kosovës në energji solare.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti theksoi se Qeveria garanton proces të drejtë dhe transparent, shkruan Arbresh.info.

“Ne ftojmë investitorët në ankandin e parë në Kosovë, të PV diellore 100 MW, të cilin e kemi nisur me mbështetjen e USAID. Qeveria jonë garanton një proces të drejtë dhe transparent, si dhe kritere tërheqëse, përfshirë tokë publike me 15 vjet të garantuara APP, qira 30-vjeçare dhe lidhje afër rrjetit”, ka shkruar Kurti.

Nëpërmjet këtij ankandi pritet që të bëhet instalimi i paneleve me kapacitet të prodhimit të 100 megavatëve të energjisë solare, në një vlerë prej 75 milionë eurosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme