Liria është gjëja më e shtrenjtë, të cilën mund ta humbas njeriu.
Vetëm kur e humbet atë, e kupton vlerën dhe vështirësinë e fitimit të saj.
Këtë më së miri e kanë kuptuara ata të cilët janë privuar nga liria si pasojë e veprimeve të tyre, që kanë dërguar deri në kryerjen e veprave të ndryshme penale, për të cilat edhe janë burgosur.
Brenda këtyre mureve të larta e të rrethuara me gjemba, gjendet Qendra Korrektuese në Lipjan, ku aktualisht po mbahen 29 gra, dy prej tyre të mitura, raporton Arbresh.info.
Vrasje, mashtrim, rrëmbim, dhunë në familje, posedimi i lëndëve narkotike, janë vetëm disa nga veprat penale për të cilat ato po mbahen këtu.
Që jeta prapa grilave nuk është aspak e lehtë, ashtu siç nuk janë të lehta edhe veprat për të cilat akuzohen, apo edhe janë dënuar ato, e thonë vetë të burgosurat.
Me sytë e përlotur, kjo e burgosur nuk e largon mendjen nga fëmijët e saj, të cilët nuk mund t’i ketë pranë vetes edhe për disa vjet.
Ajo nuk pranon të tregojë veprën për të cilën përfundojë këtu, po për Arbresh.info, rrëfen ëndrrën e saj për tu bashkuar sa më shpejt me fëmijët.
“Jam e dënuar tre vjet e gjysmë, tash i bëj një vjet. Qysh jo. Kemi lënë dikën jashtë që na mungon, ndash jeta, ndash fëmija. Unë kam tre fëmijë. Më mungojnë shumë. E ëndërroj për natë e për ditë me dal ngatë fëmijëve ngatë jetës”, tha mes emocioneve ajo.
As privimi nga liria, nuk e ka bërë atë të pendohet për veprën për të cilën është dënuar. Ajo ende pretendon se është e pafajshme.
“Jo nuk jam pendu se nuk jam fajtore. S’ka për çka me u pendu. Jam kanë me një tip tjetër në vepër. Kështu që s’jam pendu. Ishallah kur dal i sqaroj këto punët se nuk jam e këtuhit, e pak si problem”, thotë ajo.
Kohën këtu po mundohet ta ”mbys” duke u angazhuar me punë të ndryshme.
Për Arbresh.info ajo tregon përditshmërinë e saj brenda katër mureve.
“Qohemi në ora 06:00 bëhemi gati për punë edhe vijmë në kuzhinë më punu. Jam me një shoqe bashkë fillojmë punën si zakonisht si çdo ditë deri në 12:00”, tregon ajo.
Të burgosurat këtu, sipas saj, punojnë çfarëdo pune që u kërkohet, si në kuzhinë, pastrim e gjëra të tjera.
“Punoj si ndihmës-kuzhiniere, jemi pastrues, lajmë enë, krejt çka kërkohet prej neve ose çka dum na me punu. Deri 12:30 jemi këtu. Tani pushojmë në pavijon. Atje kemi shoqëri, kalojmë mirë edhe shoqëria na pranon ashtu siç jemi. Pushojmë deri në ora 15:00”, shprehet ajo.
Për ta shtyrë kohën sa më shpejt, pas pushimit tri orësh, ajo dhe shoqet e saj përsëri i rikthehen punës deri në orën 17:30.
Pas përfundimit të punës, fillojnë bisedat mes grave të burgosura në pavijon, të cilat kanë krijuar një shoqëri mes vete dhe kalojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.
“Tani jemi prapë në kuzhinë me dëshirën tonë se nuk na rrihet në pavijon deri kah ora 17:30. Kthehemi atje, prapë i kemi ato bisedat me shoqet, pimë kafet, rrimë krejt bashkë deri në ora 22:00. Jemi të lodhura e përfundojmë me gjumë”, u shpreh e burgosura.
Ani pse të mbyllura brenda mureve, ato përfitojnë trajnime profesionale, të cilat mund tu hyjnë në punë kur të dalin në liri.
Pas mësimit rreth kuzhinës, ajo dhe të burgosurat e tjera kanë filluar të mësojnë edhe informatikë, për të cilën ajo thotë se janë ndarë shumë të kënaqura.
“Kemi mbajt trajnimet e kuzhinës. E informatikës jemi duke e mbajtur. E kemi mbajt menaxhimin e zemërimit me të vërtet na kanë ndihmu shumë. Janë kanë këto trajnerët shumë të mira shumë të afta dhe më të vërtet është tu na ndihmu këto që na kanë mësu. Unë për veti jam duke e përdorur shumë teknikën e zemërimit edhe jemi të kënaqura shumë. Pse mos me i mësu sa jemi këtu. Informatikë unë nuk kam ditë në kompjuter hiq, tash kam nis me mësu shumë mirë se jam e interesume”, tregon ajo.
Kjo është e burgosura e vetme që ka të drejtën të dal në oborrin e burgut pa përcjelljen e gardianëve. /Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...