Në Serbi, njohësit e rrethanave politike janë të bindur se Beogradi zyrtar e ka marrë mesazhin e qartë nga Perëndimi se nuk guxon të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, përndryshe do të ketë pasoja. Ata deklarojnë se koha për zgjidhjen e problemit në veri të Kosovës nuk është e pakufizuar.
A është hapur rruga për pjesëmarrjen e serbëve ne zgjedhjet në veri të Kosovës? I dërguari amerikan Gabriel Escobar tha se nga Serbia kanë marrë një zotim se do të largohen pjesëmarrësit e protestave dhe se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje, përndryshe do të ketë pasoja.
Njohësit e zhvillimeve vlerësojnë se perëndimi është i vendosur, mirëpo nuk dihet cilat janë lëvizjet e ardhshme të autoriteteve serbe.
“Pas krizës së shkaktuar nga pala serbe me daljen nga institucionet, filloi një valë përshkallëzimi. Dhe tani nuk dihet kush mund t’i besojë më kujt nëse ka përmbushur diçka. Është e qartë se krijuesit e të gjitha krizave tona janë para së gjithash nga pala serbe politikanët në pushtet, përkatësisht presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë, qe po i mbajnë peng serbet të Kosovës”, tha Zoran Vuletiç nga Forumi Demokratik Qytetar.
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq në një intervistë televizive tha se Serbia ka përmbushur dy nga tre obligimet, pa dhënë detaje. Sipas tij, obligimi i tret, tërheqja e qytetareve, do të plotësohet kur të tërhiqet policia e Kosovës. Ekspertët thonë se koha për zgjidhjen e problemit në veri të Kosovës nuk është e pakufizuar.
“Në periudhën e ardhshëm do të kemi zgjedhjet për Parlamentin Evropian, pastaj në SHBA. Është në interesin e të gjithëve në nivelin ndërkombëtar të zgjidhet kjo çështje dhe presion do të ketë nga shtatori deri në fund të vitit për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Nëse palët nuk bashkëpunojnë, mund të presim jo vetëm ngecje në marrëdhëniet me Perëndimin, por edhe sanksione të caktuara”, theksoi për RTK, Naim Leo Beshiri nga Instituti për Çështje Evropiane.
E përderisa nuk është e qartë se kur do te mbyllet çështja e veriut, ekspertët thonë se hendeku mes dy palëve është evident, gjë që u dëshmua në bisedimet e fundit në Bruksel kur nuk pati takim të drejtpërdrejtë ndërmjet delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani