Moti sot kryesisht me diell, në mesditë do të fryjë erë e fortë

07:11 | 23 Korrik 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot moti në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell.

Pas dite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Do të ketë vranësira konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë. Në zona të kufizuara mund të bie breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e IKSHP./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme