Google ADS

Deri në 4 orë e gjysmë pritjet e mërgimtarëve tek Dheu i Bardhë, në Merdarë 2 orë

23:31 | 22 Korrik 2023
Diellza Gashi

Mërgimtarët po vazhdojnë të presin deri në katër orë e gjysmë te pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë.

Ndonëse ka një zvogëlim të kohës së pritjes për 30 minuta, kolona në këtë pikë kufitare është rritur për 1 kilometër.

Pritjet janë rritur tek pikëkalimi kufitar në Merdarë, ku mërgimtarët po presin deri në 2 orë ndërsa gjatësia e kolonës është 1 kilometër.

Pritje ka edhe në pikëkalimet kufitare në Mutivodë e Muçibabë, ku pritjet janë deri në 40 minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme