Operacioni antikanabis në Lezhë, asgjësohen 1691 bimë narkotike në tre fshatra

17:51 | 22 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Vijojnë operacionet antikanabis në Lezhë, ku këtë herë janë asgjësuar 1691 bimë narkotike, në tre fshatra.

Kjo ishte faza e 28-të e operacionit policor në nivel qarku, ku konkretisht:

– në fshatin Fregen të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 421 bimë kanabis.

– në fshatin Thirre të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 1055 bimë të tjera të dyshuara kanabis.

– në fshatin Daul, njësia administrative Milot e rrethit Kurbin, janë gjetur edhe 215 bimë kanabis.

Shërbime të Komisariateve të Policisë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Ende nuk është identifikuar asnjë autor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme