Rusia ka miratuar një listë të kombeve që i konsideron “armiqësore”, mes të cilave ka përfshirë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE), edhe Shtetet e Bashkuara, Japoninë apo Kanadanë.
Ky urdhër vjen pas sanksioneve masive që vendet perëndimore kanë aktivizuar kundër Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të këtij vendi kundër Ukrainës.
Urdhri me listën është nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin dhe është pjesë e Dekretit të Presidentit të Federatës Ruse të lëshuar më 5 mars 2022.
Në total, lista ka 48 vende. Konkretisht, ai përfshin 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që kanë miratuar dënime të rënda kundër Rusisë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt dhe kanë njoftuar dërgesat e armëve për ushtrinë ukrainase.
Përveç kësaj, në listë ato përcaktohen si vende armiqësore territore të tjera si SHBA Kanada, Australia, Shqipëria, Andorra, Britania, Islanda dhe Lihtenshtajni
Në të njëjtën linjë, Mikronezia, Monako, Zelanda e Re Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapori, Tajvani Mali i Zi, Japonia Zvicerane.
Lista ruse ka përfshirë edhe ishullin Tajvan që Pekini e pretendon si të tijin./TCh/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend