Alonso, pasues i Ancelottit te Real Madridi?

15:45 | 22 Korrik 2023
K.B

Real Madridi raportohet se dëshiron që Xabi Alonso të jetë zëvendësues i Carlo Ancelottit.

Sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit i strategut italian në krye të “Los Blancos”.

Tashmë është e konfirmuar se Ancelotti do të marrë drejtimin e kombëtares braziliane në fund të sezonit 2023-24.

Sipas medieve të huaja, “Real Madrid dëshiron të zëvendësojë Carlo Ancelotti me ish-lojtarin e tyre dhe aktualisht trajnerin e Bayer Leverkusen, Xabi Alonso”./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme