Numrit prej 12 inspektorëve shëndetësorë sa janë aktualisht, shumë shpejt pritet t’i shtohen edhe 25 të tjerë.
Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkurs për inspektorë shëndetësorë.
Numri i tyre pritet të arrijë gjithsej në 37 inspektorë, raporton Arbresh.info.
Por, njohës të fushës së shëndetësisë po vlerësojnë se ky numër prej 37 inspektorësh është i pamjaftueshëm.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu për Arbresh.info, thotë se këta inspektorë janë të pamjaftueshëm për ta kontrolluar në përgjithësi gjendjen e shëndetësisë.
Haxhiu, thotë se shëndetësia ka nevojë për më shumë mjek dhe profesionistë shëndetësor.
Sipas tij, listat e gjata të pritjes duhet të reduktohen.
“Shëndetësia e jonë ka nevojë për ma shumë mjek dhe profesionist shëndetësor. Ka nevojë me u reduktu lista e gjatë e pritjes së pacientëve për operacione dhe procedura diagnostikuese”, shprehet deputeti i PDK-së.
Sipas tij, ligji nuk i përmbush kërkesat e pacientëve dhe prodhuesve vendore.
“Ne kemi nevojë me përmirësua gjendjen në shëndetësi, sepse për të monitoruar që është keq , këtë e dinë të gjithë qytetarët, pa pasur nevojë të bëhen raporte të inspektimit. Ligji nuk i ka përmbush kërkesat e pacientëve dhe të prodhuesve vendore. Nuk është miratuar Lista Pozitive e Barnave dhe Rimbursimi i tyre. I është mohuar e drejta e deklarimit te çmimeve prodhuesve vendore, kjo ka ndodhe me kërkesën dhe ndikimi e kompanive farmaceutike jashtë Kosovës për interesa te grupeve te caktuara te interesit”, thotë ai.
Deputeti pohon se ende nuk është krijuar mundësia e kontraktimit të barnave drejtpërdrejt nga prodhuesit.
“Nuk është krijuar mundësia e kontraktimit te barnave drejtpërdrejt nga prodhuesit. Komisioni i është lënë në kompetencë të plotë Ministrit, duke anashkaluar Shoqatën e të drejtave të Pacientëve dhe autoritetin e konkurrencës”, thekson Haxhiu.
Vitija: 37 inspektorë është gati trefishi i numrit të deritanishëm të inspektorëve
Njohësi i çështjeve të Shëndetësisë, Bujar Vitija e ka mirëpritur konkursin.
“Në fakt 37 inspektorë është gati trefishi i numrit të deritanishëm të inspektorëve, sepse kanë qenë vetëm 12. Shumë mirë që është hapur konkursi dhe shpresoj të jetë në përputhje me Ligjin për Inspektoratin Shëndetësor. Inspektorët janë shumë të nevojshëm për t’u kujdesur për cilësinë e shërbimeve shëndetësore në sektorin publik dhe privat”, shprehet Vitija.
Ai, pohon se në Inspektoratin Shëndetësor nevojiten shumë përgjegjësi në aspektin menaxherial.
“Mbikëqyrja e tyre është shumë e rëndësishme. Megjithatë në Inspektoratin Shëndetësor nevojitet më shumë përgjegjësi në aspektin menaxherial, gjë që kohët e fundit lë shumë për të dëshiruar”, thotë Vitija.
Ai thekson se Ministria e Shëndetësisë duhet ta trajtojë Inspektoratin Shëndetësor me prioritet dhe të ketë më shumë llogaridhënie rreth asaj se pse ky institucion nuk është në krye të detyrës dhe obligimeve ligjore që i ka.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Ligjin për çmimin e produkteve medicinale.
Kjo po cilësohet si lajm shumë i mirë për qytetarët, nga Vitija, i cili thotë se mund të ndalen abuzimet me çmimet.
“Miratimi i këtij ligji është lajm shumë i mirë për qytetarët, sepse me implementimin e tij mund të ndalen abuzimet me çmimet e barnave që kanë ndodhur deri më tani në kurriz të pacientëve. Unë shpresoj të implementohet sa më shpejt dhe të ketë mbikëqyrje nga inspektorët. Konsideroj se numri i inspektorëve do të jetë i mjaftueshëm për të menaxhuar këtë situatë”, pohon ai.
Ndryshe, pas miratimit të këtij ligji, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar se tashmë vendin e pret një epokë e re, për ta mbrojtur secilin qytetarë nga abuzimet e çmimit të barnave.
Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti për konkursin për Inspektor Shëndetësor ka thënë se me këtë rritje të numrit do të inspektorëve, do të rritet edhe cilësia e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. /Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...