Google ADS

Aubameyang transferohet nga Chelsea te Marseille

21:56 | 21 Korrik 2023
K.B

Pierre-Emerick Aubameyang është larguar nga Chelsea për t`u bashkuar me Olympique de Marseille.

Njoftimi ka ardhur të premtën nga klubi francez.

Ish-sulmuesi i Arsenalit në shtatorin e vitit të kaluar iu bashkua Chelseas nga Barcelona duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare, por pas largimit të Thomas Tuchel nga roli i trajnerit dukej gjithnjë e më e qartë se qëndrimi i tij në “Stamford Bridge” nuk do të ishte i gjatë.

Ai në 15 paraqitje në Premier League për “Blutë” ia doli të shënojë vetëm një gol.

Aubameyang ka përvojë në Ligue 1 pasi më herët ka luajtur për St Etienne, Dijon, Lille dhe Monaco./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme