Google ADS

Osmani takohet me Guerot, flasin për shtensionimin në veri e dialogun me Serbinë

21:33 | 21 Korrik 2023
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u takua me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin foli për zhvillimet e fundit në vend e dialogun me Serbinë.

Presidentja theksoi nevojën e zbatimit të plotët të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët rreth qëllimit të përbashkët për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Presidentja Osmani theksoi gatishmërinë për bashkëpunim të ngushte mes Kosovës dhe aleatëve të saj për ta arritur fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi Osmani.

Osmani konfirmoi partneritetin dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve, për të cilin tha se i shërben ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend e rajon./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme