Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që çështja e veteranëve të luftës të zgjidhet me gjuhen e fakteve dhe dialogut, e jo me kërcënime brenda e jashtë kuvendit.
Kurti tha se nuk ka një qeveri në Kosovë, e cila nuk ka shfaqur vullnetin e interesimin për mirënjohje e falënderim ndaj kategorive të dalura nga lufta, por sipas tij, duke mos e braktisur të vërtetën e duke mos e politizuar atë.
“Qartazi, zgjidhja mund të gjendet, por nevojitet konstruktivitet e bashkëbisedim. Seancat e kuvendit janë seanca për përfaqësuesit e popullit dhe populli ka folur më 14 shkurt 2021. Do të flasë sërish në zgjedhjet e ardhshme”.
“Paralelisht me këtë, ta kemi një spastrim të listave sepse nuk mund të lejojmë deformimin e rrëfimit të lavdishëm të luftës çlirimtare duke e konsideruar që ka pasur afër 60 mijë veteranë të UÇK-së”, tha Kurti para mediave në Gjilan.
Tutje, ai tha se ka një trefishim të numrit të veteranëve dhe sipas tij, duhet mbrojtur lufta çlirimtare e veteranët e vërtetë nga ata të cilët, siç tha ai, nuk ishin të tillë./kk
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...