Abdixhiku për Bajqinovcin: Veprimtar e bashkëpunëtor i madh

18:00 | 21 Korrik 2023
K.B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka falënderuar 26 këshilltarët e kuvendit komunal në Prishtinë për zgjedhjen e Pellumb Bajqinovcit, asamblistit të LDK-së, si kryesues të ri të kuvendit komunal.

Abdixhiku tha se përveç se profesionist e përafrues, Bajqinovci është veprimtar e bashkëpunëtor i madh.

“Dhe pikërisht me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës. Larg pazareve e interesave të ngushta, larg polarizimeve, larg ngecjes”, ka shkruar kreu i LDK-së në Facebook.

Kujtojmë se sot asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pëllumb Bajçinovci është zgjedhur sot kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Bajçinovci është zgjedhur më 26 vota për dhe asnjë kundër./Arbresh.info/

lexo edhe:

Pëllumb Bajçinovci zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme