Bileta më e shtrenjtë për ta parë Messin në Miami shkon deri në 3 mijë dollarë

18:01 | 21 Korrik 2023
K.B

Nesër në orët e para të mëngjesit (2:00 lokale), skuadra amerikane, e Inter Miami pret në shtëpi ekipin e Cruz Azul në Kupën e Ligës.

Në këtë takim pritet të luaj edhe transferimi më i madh në histori të klubit, Lionel Messi.

Pothuajse të gjitha biletat janë shitur për këtë takim, kurse në mediat amerikane raportohet se tiketa më e shtrenjtë e shitur për këtë ndeshje, shkoi deri në 3.5 mijë dollarë.

Kurse biletat më të lira për këtë takim, shkuan deri në 150-200 dollarë.

Kapaciteti i stadiumit ku pritet të luaj nesër fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën shkon deri në 25 mijë ulëse.

Përveç Lionel Messit, në këtë ndeshje mund të debutoj edhe Busquets, ish-lojtari i Barcelonës./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme