Osmani: Toger Ylli Dalladaku është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim

17:11 | 21 Korrik 2023
K.B

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim togerin Ylli Dalladakun, për të cilin tha se është shembull që rezultatet arrihen kur ka punë.

Osmani, potencoi se përgatitja e tij shembullore, e në anën tjetër përsosmëria e kurseve ushtarake amerikane, rezultuan me suksesin e jashtëzakonshëm të Yllit.

“Toger Ylli Dalladaku është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim si dhe aleatë të fuqishëm”, shkroi Osmani.

“Në njërën anë, përgatitja e tij shembullore, e në anën tjetër përsosmëria e kurseve ushtarake amerikane, rezultuan me suksesin e jashtëzakonshëm të Yllit, e nëpërmjet tij edhe të Kosovës”.

“I suksesshëm në West Point, i suksesshëm në kursin bazik të oficerit të këmbësorisë në SHBA dhe i suksesshëm në përfundimin e shkollës ‘Ranger’ që është kursi më sfidues në ushtrinë amerikane. Suksese Ylli! E gjithë Kosova është krenare me ty!”, ka shkruar presidentja në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme