Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se ka vazhduar me kontrollimin e klubeve të natës dhe restoranteve, ku gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 209 gjoba në vlerë 48 mijë euro.
Siç bëhet e ditur në njoftim, këto kontrolle janë bërë në qytete të ndryshme të vendit.
“Veç këtyre, kontrollet gjithashtu kanë adresuar çështje tatimore të tjera, si përmbushja e detyrimeve të tatimit mbi fitimin dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për furnizime të ndryshme dhe shërbime. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjithsejtë janë 209 gjoba në vlerë 48,875 euro”, thuhet në njoftim.
Tutje Administrata Tatimore ka inkurajuar bizneset e këtyre sektorëve të respektojnë ligjet tatimor dhe të bashkëpunojnë për të shmangur shkeljet dhe për të kontribuar në zhvillimin e një ambienti të drejtë dhe konkurrues.
“Autoriteti tatimorë po punon për të forcuar mbikëqyrjen tatimore dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve tatimore. Kjo nismë është thelbësore në ruajtjen e integritetit të sistemit tatimor dhe në sigurimin e të ardhurave të nevojshme për investimet në shërbime publike dhe zhvillimin e vendit”, thuhet tutje në njoftimin e ATK-së./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...