Këshilli i Amsterdamit e ka ndaluar qarkullimin e anijeve lundruese në qendër të qytetit, teksa tenton të kufizojë numrin e vizitorëve dhe ta luftojë ndotjen e ajrit.
Politikanët kanë thënë se qarkullimi i anijeve nuk është në linjë me planet e qytetit për turizëm.
Kjo nënkupton se terminali qendror për anije, në stacionin kryesor të Amsterdamit, do të mbyllet.
Kjo është masa e fundit që merr kryeqyteti holandez për të parandaluar turizmin masiv në qytet.
Anijet lundruese janë simbol i këtij problem, pasi më shumë se 100 anije të tilla të mëdha ankorohen në qytet çdo vit.
Në mesin e masave tjera të marra së fundi, Këshilli i qytetit e ka ndaluar edhe tymosjen e kanabisit në disa zona.
Në muajin mars, qyteti e ka nisur një fushatë online, duke u bërë thirrje britanikëve që të mos shkojnë atje për të festuar para martesës.
Amsterdami është bërë viktimë e popullariteti që ka, pasi tërheq 20 milionë turistë në vit, dhe ai kryesisht njihet për organizim të festave./rel
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend