Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorin e vendit të tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Vadim Pristajko u ndëshkua pas kritikave publike që lëshoi në drejtim të kreut të shtetit të përfshirë nga luftë, pas grindjes mes vendeve lidhur me falënderimin për ndihmën ushtarake britanike. Ish ambasadori e konsideroi premtimin e Zelenskit për të falënderuar ministrin britanik të mbrojtjes çdo mëngjes si “sarkazëm të pashëndetshme”.
Kievi nuk dha asnjë arsye zyrtare për shkarkimin e diplomatit. Gjatë samitit të fundit të NATO-s, ministri britanik Ben Uollis, paralajmëroi Ukrainën se aleatët nuk janë një “dyqan Amazon”, ku mund të marrë çdo gjë të mundshme.
Ai kërkoi më shumë falënderim nga Kievi në drejtim të perëndimit për shkak të ndihmave të mëdha të ofruara./A2/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend