Ka vdekur një 17-vjeçar si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë, nga bashkëmoshatari i tij në Viti.
Rastin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani bëri të ditur se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme.
17 vjeçari i dyshuar është arrestuar dhe nga prokurori i është lëshuar vendimi për ndalim për 24 orë.
Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë”, u shpreh Osmani.
“I njëjti pas tretmanit të marrë në emergjencën e Vitisë është transferuar në spitalin rajonal të Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekjen e viktimës si pasojë e plagëve të marra. I dyshuari A.H. (viti i lindjes 2006, mashkull kosovar shqiptar) është arrestuar dhe nga prokurori i shtetit ndaj ti është lëshuar vendimi mbi ndalim për 24 orë”.
“Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ,,Vrasje” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...