Ylli i PSG-së, Neymar është i sigurt se ish-bashkëlojtari i tij Lionel Messi bëri zgjedhjen e duhur duke nënshkruar për Inter Miamin.
Braziliani e pranoi se argjentinasi nuk ishte i lumtur në Paris gjatë dy viteve të fundit.
Në një intervistë për gazetarin Casimiro Miguel, Neymar deklaroi: “Ai ka fituar gjithçka. Familja e tij ishte prekur nga këto dy vitet te PSG. E kuptoj dhe po shkon te një vend ku do të mirëpritet më së miri”.
“Ai do ta jetojë një jetë komplet ndryshe dhe familja e tij do të ndihet shumë mirë në Miami. Ishte zgjidhja e duhur. Ishin dy vite të vështira së bashku”.
Ndërkohë, për problemet e PSG-së në Ligën e Kampionëve, Neymar e krahasoi me “Galaktikët” e Real Madridit që gjithashtu dështuan.
“Galaktikët e Real Madridit nuk e fituan Ligën e Kampionëve. Kishim skuadër të fortë. Messi, Mbappe dhe unë jemi më të mirët në botë, e dimë këtë por fatkeqësisht nuk ndodhi”./rtk
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...