Barcelona do të shkojë në sezonin 2023/24 pa dy nga lojtarët e saj më me përvojë të viteve të fundit, pasi Sergio Busquets dhe Jordi Alba zgjodhën të largoheshin nga klubi në fillim të kësaj vere për t’u bashkuar me Inter Miami.
Kjo do të thotë gjithashtu se Barcelona ka humbur dy nga kapitenët e saj, që do të thotë se këto pozicione do të jenë në dispozicion për lojtarët aktualë të ekipit të parë.
Sergi Roberto pritet të jetë zgjedhja e parë, me Marc-Andre Ter Stegen gjithashtu në grup, por dy të tjerët nuk dihen ende se kush do të jenë.
Sipas gazetës Sport, Ronald Araujo është i sigurt se do të jetë një nga ata në konkurrencë, por edhe nëse ai nuk pranon këtë rol, ai do të vazhdojë të jetë lider në fushë për Barcelonën.
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...