Sot mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në këtë takim marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe mnistrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Ndryshe javë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozimin e vendimit për themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare Këshilli i Evropës, RTKlive.
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, muaj më parë ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.
Këshilli i Evropës, organizata më e vjetër evropiane që merret me zhvillimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, ka procedura të caktuara për pranimin e anëtarëve të rinj. Këto procedura kalojnë përmes Këshillit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, ku marrin pjesë deputetët nga parlamentet e shteteve anëtare.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%