Google ADS

Kapen 5.3 tonë kokainë në Itali, mes të arrestuarve një shqiptar

23:48 | 20 Korrik 2023
K.B

Në Itali janë sekuestruar 5.3 tonë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar pesë persona, mes tyre një shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni kundër trafikut të narkotikëve është zhvilluar nga Gurdia di Finanza. Sipas tyre, nëse droga e kapur në provincën e Agrigento në Siçili do arrinte të dilte në treg do të kapte shifrën e 1 miliard eurove.

Aksioni nisi mbrëmë dhe përfshiu ndjekjen me avionë dhe varka patrullimi, gjatë së cilës u identifikuan dhe u bllokuan dy anije.

Kjo sasi droge konsiderohet si më madhja e kapur ndonjëherë në të gjithë Italinë. Autoritetet vijojnë kontrollet për të zbërthyer të gjithë dinamikën e këtij rrjeti trafikantësh.

Sipas një njoftimi zyrtar të Guardia di Finanza në pranga u vu ekuipazhi i peshkarexhës “Ferdinando d’Aragona”.

Bëhet fjalë për 5 persona, një shqiptar, një italian, dy tunizianë dhe një francez.

Të arrestuarit janë shqiptari Elvis Lleshaj, 35 vjeç, italiani Vincenzo Catalano, 35 vjeç, tunizianët Kamel Thamlaoui, 53 vjeç dhe Sami Mejri, 48 vjeç, si dhe francezi Yanis Malik Bargas, 19 vjeç. Kjo sasi kokaine ishte nisur nga Kalabria./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme